"Trajnimi i CCNA tek IER-Academy ka qenë një nga trajnimet e para të karrierës sime si edhe një nga trajnimet më të suksesshme, pasi aty u përgatita për të qenë një kandidate e denjë për tregun e punës. IERA-n e rekomandoj 100 % tek të gjithë miqtë e mi dhe studentët që më drejtohen për sugjerime dhe këshilla. Trajnimet profesionale janë shumë të rëndesishme për një karrierë të sukseshme dhe të zgjedhësh vendin e duhur dhe instruktorët e duhur për t'u trajnuar është po aq e rëndësishme, pasi është investim në vetvete. E vlerësoj shumë sidomos instruktor Adrianon, për përgatitjen, përkushtimin dhe mbështetjen që iu ofron të gjithë personave që trajnon. Mua më ka shërbyer shumë si eksperiencë dhe jam e bindur që do ju shërbejë shumë të gjithëve. Specialiste e Sigurisë Kibernetike - IBM"